Lajmet e fundit

Mohammad Reza Domiri Ganji, studenti 24 vjeçar ka ndjekur pasionin e tij për të vizituar xhamitë më të vjetra dhe më të mrekullueshme në Iran, transmeton Klan Kosova.
Udhëtimin e nisi në nëntor të vitit të kaluar dhe fillimisht kishte si qëllim që të qëndronte dhjetë ditë në Iran.
Por mikpritja e vendasve bëri që ai të qëndronte më gjatë.
"Gjithmonë kam dashur të vizitoj Iranin. Jo vetëm për të admiruar përzierjen e pabesueshme të ngjyrave dhe gjeometrinë e ndërtesave iraniane, por edhe për të mësuar më shumë mbi një nga qytetërimet më të vjetra të botës”, është shprehur ai.
Shikoni më poshtë fotografitë e mrekullueshme që ka realizuar ai në xhamitë në Iran:







