25.07.2016 · përditësuar para 3660 dite1 min lexim
Në vitin 2014, 27 vjeçari Alejhim Maliqi i kishte thënë familjes së e ka fituar një bursë për studime në Universitetin e njohur Al Azhar në Kajro. Ai më pas e mori bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij dhe u largua nga vendi.
Heshtja kishte zgjuar dyshimin e të afërmve nëse ai po lufton në Siri.
Ky shqetësim është konfirmuar kur autoritetet e Kosovës në muajin maj e kanë lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për të.
Qeveria vlerëson se Alejhim Maliqi është në mesin e 300 njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në Lindje të Mesme për të luftuar përkrah grupeve ekstremiste.
Xhaxhai i tij, Fehmi Maliqi, thotë se rruga e Alejhimit drejt radikalizmit ka filluar kur e ka përfunduar shkollën fillore dhe pas regjistrimit në një medrese, apo shkollë fetare në Gjilan ku e ka studiuar Kuranin për disa vjet.
Alejhimi ishte i detyruar të shkojë në Medrese sepse familja nuk kishte mundësi financiare ta dërgonte në shkollë të mesme, pohon Fehmiu.
Medreseja ishte gratis ndërsa Alejhimit i është dhënë një dhomë në konviktin e shkollës si dhe para dhe rroba.
Shkolla udhëhiqej nga Zeqirja Qazimi, një imam famëkeq i cili më 20 maj është dënuar me 10 vjet burg pasi është shpallur fajtor për rekrutimin e të rinjëve nga Kosova për të luftuar përkrah militantëve të grupit radikal, Shteti Islamik në Siri.
Pas studimeve të kryera në medresenë në Gjilan, Alejhimi është kthyer në Busavatë ku është bërë imami i fshatit. Ai ka punuar si hoxhë për gjashtë vjet.
Alejhim e ka mbajtur një mjekër të gjatë ndërsa ka mbajtur ligjërata të ashpra në xhaminë e fshatit, ku ai ka folur për ligjet e sheriatit, përfshirë edhe ndalimin e plotë të alkoolit dhe mbulimin e detyrueshëm të grave.
Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.