Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane janë duke kërkuar heqjen e shtetësisë së imamit në Oregon, Mohamed Sheikh Abdirahman Kariye për të cilin thuhet se është munduar që të fsheh lidhjet e tij të kaluara me grupet islamike në Pakistan dhe Afganistan.
Mediat amerikane raportojnë se në ankesën e paraqitur në një gjykatë federale nga Departamenti amerikan për Drejtësi thuhet se ai kishte mbledhur fonde, rekrutuar luftëtarë dhe u ka mundësuar trajnim grupeve kryengritëse të cilët kanë luftar me forcat sovjetike në Afganistan në vitet 1980.
madje ai akuzohet se ka punuar direkt”edhe me ish-kreun e Al Qaedas, Osama bin Laden.