Lajmet e fundit

Për nder të tij tani në Londër do të hapet një ekspozitë ku do të prezantohen veprat më të njohura të tij, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
I lindur në vitin 1898 në Holandë ai kishte filluar të studionte arkitekturë por për shumë pak javë njëri nga mësuesit e tij e kishte vërejtur talentin e jashtëzakonshëm të Escher në të vizatuar dhe i kishte kërkuar të studionte dizajn grafik.
Ai kishte jetuar edhe në Zvicër e Itali mirëpo ishte kthyer në Holandë në vitin 1941 ku edhe kishte vdekur në vitin 1972.
Escher kishte vizituar Spanjën dhe pallatin Moorish në Alhambra që daton nga shekulli i 13-të e ishte mahnitur nga gjeometria islamike.
Ajo lloj gjeometrie u bë model për projektet e tij të ardhshme.
Atij i ishte ofruar që ta dizajnonte kopertinën e albumit të rok grupit Rolling Stones dhe të punonte në një film me Stanley Kubrick, por ai kishte refuzuar ta bënte këtë.
Mirëpo tani puna e tij është duke u bërë shumë e njohur. Ai ka arritur të inspirojë video lojërat moderne dhe një numër i tyre janë prezantuar në muzeun Escher në Hagë.