Lajmet e fundit

Artistja Sbezhana Soosh, i ka krijuar disa ilustrime për të treguar dashurinë që ka babai për vajzën e tij.
“Jetojmë në një shoqëri ku baballarët dhe nënat i kanë të njëjtat përgjegjësi për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre. Ekziston një lidhje e veçantë në mes të baballarëve dhe vajzave të tyre”.
Për ta ilustruar këtë dashuri në mes të një babai dhe vajzës së saj, Soosh, i ka krijuar disa punime me ngjyra. Ajo me anë të tyre tenton të tregojë se babai e shpenzon tërë jetën për të mbrojtur vajzën e tij, transmeton Klan Kosova.