Lajmet e fundit
Sipas El Mundo Deportivo, drejtori i Barcelonës Ariedo Braida ka arritur një marrëveshje me mesfushorin gjerman Ilkay Gundogan. Lojtari pritet të ushtojë për Spanjë këtë verë.

Ilkay Gundogan mund të jetë zëvendësues i Xavi Hernadez.
Sipas sportives El Mundo Deportivo, një marrëveshje në parim tashmë veç është arritur.
Besohet se Ariedo Braida, ka arritur ta bindë mesfushorin turko-gjerman të Borussia Dortmund që të bëhet pjesë e blaugranëeve.
Gjithsesi Barcelona nuk mund të bëjë blerje deri në janar të 2016, megjithatë ekziston mundësia që Gundogan të mbërrijë gjatë verës, duke i shfrytëzuar muajt e parë në Katalunjë për t’u përshtatur me ekipin.