Lajmet e fundit

Mbi 70 për qind e qytetarëve të vendit nuk besojnë në sistemin e drejtësisë po ashtu nuk kanë njohuri të mjaftueshme për këtë dikaster.
Këto të dhëna kanë dal nga një hulumtim i bërë nga studentë të Kolegjit Iliria në kuadër të projektit “Fuqizimi i drejtësisë në Kosovë dhe ngritja e kapaciteteve të juristëve të rinj”.
Projekti sipas prodekanes së fakultetit Juridik në Kolegjin Iliria Shpresa Ibrahimi, ka tri komponente të qasjes në drejtësi dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë e që janë ndihma juridike falas dhe përfaqësimi në gjykatë, informimi i qytetarëve për qasje në drejtësi dhe evokim në institucione të drejtësisë për përmirësim të sistemit të drejtësisë dhe komponenta e fundit që është ngritja e kapaciteteve të juristëve të rinj në praktik dhe përgatitjen e kuadrit të ri të tregut të punës në sistemin e drejtësisë.
Ibrahimi ka thënë se gjatë hulumtimit qytetarët janë njoftuar edhe ekzistimin e zyrës në kolegjin Iliria e cila ofron ndihma juridike pa pagesë.
Kjo e fundit sipas prodekanes ka qenë në interes të secilit qytetarë marrë parasysh edhe kushtet ekonomike të rënda të shumë prej qytetarëve të anketuar. Zyra për këshillimet juridike është e hapur çdo të martë nga ora 10 deri sa këshillimit ofrohen nga studentët por edhe ata që kanë përfunduar studimet e juridikut.
Projekti është përkrahur nga Ambasada e Britanisë dhe Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, njofton Klan Kosova.