Lajmet e fundit

Aktori kosovar Ilir Tafa do ta luajë rolin kryesor në filmin e shkurtër "Terroristi" në regji të Amra Mehiq, xhirimet e së cilit të do të nisin së shpejti në kryeqytetin e Bosnjës, Saravejë.
Mediat boshnjake raportojnë se skenat e para të këtij filmi do të regjistrohen në gjysmën e dytë të muajit shkurt.
Skenarin e "Terroristit" e ka bërë skenaristi njëherit regjisori i njohur Srxhan Vuletiq .
Pos aktorit kosovar, Ilir Tafa roli kryesor në këtë film i është besuar edhe artistes Vanesa Gloxho.
"Jam e kënaqur që më është ofruar edhe njëherë mundësia që ta bëjë regjinë e një filmi"
"Filmi "Terroristi" flet për një temë shumë aktuale e cila është stigamtizimi i refugjatëve në Evropën raciste. Përmes rolit kryesor ne do të mundohemi që t`i shfaqim të gjitha vështirësitë e jetës në vendet e Evropës".
"Mendoj se është mjaft e e rëndësishme për t'u marrë me temën e terrorizmit dhe refugjatëve, sidomos është me rëndësi mënyra se si merremi me këto çështje të rëndësishme" tha Mehiq për portalin Klix të Sarajevës, përcjellë Klan Kosova.
Kompania e prodhimit "Relative Pictures" është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për xhirimin e këtij filmi dhe pos në Sarajevë, filmi do të regjistrohet edhe në Budapest.
Ky projekt do të përfundojë në muajin mars .