10.05.2018 · përditësuar para 3005 dite1 min lexim
Analisti Ilir Mirena ka komentuar në Zona e Debatit në Klan Kosova riformimin e Partisë Socialdemokrate me të larguarit nga Vetëvendosja.
Ai ka thënë se PSD-ja ka përparësi, por edhe mangësi në rrugën e tyre për ardhjen në pushtet.
“Përparësitë janë tek eksperienca e gjatë politike që e ka kjo dymbëdhjetëshe që iu ka bashkuar PSD-së dhe eksperienca e tyre e gjatë mund të përkthehet në një sukses të tyre në të ardhmen”, ka thënë Mirena, njofton Klan Kosova.
“Përparësi tjetër është se si duket sivjet nuk do të ketë zgjedhje dhe kjo do t’u japë kohë që të zgjerohen në terren, që të konsolidojnë strukturat e partisë dhe të jenë më aktivë në reagime dhe ta kenë refleksin e reagimit në ngjarje ditore”.
Ai ka përmendur edhe elementet negative për PSD-në.
“Secili dështim në menaxhimin e Prishtinës do t’i faturohet edhe PSD-së dhe kjo do të përdorët si kartë nga kundërshtarët”.
“Gjithashtu kanë mundur ta krijonin një grup të vetin të pavarur pa pasur nevojë të identifikohen me socialdemokracinë”.
“Ne jemi dëshmitarë që në dekadën e fundit që në shumicën e vendeve të BE-së socialdemokratët janë në kaos total”.
“Mendoj se kjo është një zgjedhje e rrezikshme ideologjike që e keni bërë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.