Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime familjes Daci për vdekjen e të birit Arianit Dacit, njofton Klan Kosova.
Meta ka thënë se është i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë.
“Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.