22.05.2018 · përditësuar para 2994 dite1 min lexim
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur një vizitë pune në Maltë ku pritet të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite, ai u prit në një takim nga homologia e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca. Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.
Meta dhe Preca do të drejtojnë Forumin e Biznesit. /Top Channel
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.