Lajmet e fundit

Duke folur nga një takim me elektoratin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka ftuar të gjithë të votojnë LSI-në si forca e vetëm që u ofron shansin të gjithëve.
“Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në koalicion si me PD-në ashtu edhe me PS-në, dhe kjo vetëm për të garantuar stabilitetin e vendit”.
“Jam i bindur që Petrit Vasili dhe LSI, do të bëjnë vetëm koalicion progresues duke i dhënë shansin çdo të riu dhe çdo qytetari. Duke i dhënë fund komedinë së “One Man Show”. Është koha juaj, e të rinjve këtu dhe në të gjithë Shqipërinë. LSI është partia e të rinjve”.
“Kemi besim te të rinjtë. Në kuvendin e ardhshëm, shqiptarët të mos dëgjojnë më ‘kjo parti ka kaq të dënuar, kjo parti ka kaq probleme’”, u shpreh Meta, shkruan gazeta Shekulli.