Lajmet e fundit

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Vetëvendosje, Ilir Deda, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Dita e Flamurit është përkujtim për forcën shtytëse që 28 nëntori e ka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Deda ka thënë se shtetësitë e popullit tonë duhet të bëhen kuptimplota me prosperitet dhe funksionalitet.
Ky është postimi i plotë i Dedës:
“Dita e Flamurit, ditë e veçantë e historisë tonë, është përkujtim edhe për forcën shtytëse që 28 nëntori e ka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shtetësitë e popullit tonë duhet të bëhen kuptimplota me prosperitet dhe funksionalitet - në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë së bashku. Urime!”