Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine, që transmetohet në Klan Kosova, zhvillimet e fundit politike në vend i ka komentuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.
Deda është shprehur i bindur se ngjarjet në Kuvendin e Kosovës dhe tjerat që lidhen me to mund të bëjnë që kriza të përshallëzohet deri në rrezikim të sigurisë në vend, njofton Klan Kosova.
"Është krizë e thellë, kriza e madhe politike është evidente".
"Thellimi i krizës politike mund ta përshkallëzojë edhe sigurinë në vend. Unë besoj që duhet ta evitojmë këtë".
"Nuk është normale që qeveria të dialogojë më ata që i thonë Kosovës ISIS, të udhëheqë me grusht në Prishtinë, t’i arrestojë aktivistët e VV-së dhe partive opozitare tjera, dhe të mos i ftojë kolegët opozitarë në dialog".
Ai po ashtu ka thënë se mendon që rrugëzgjidhje dhe dalje nga situata e tanishme ofron referendumi.
"Zgjidhja është në referendum".
"Kjo pasi bashkësia e komunave serbe cenon sovranitetin e Kosovës dhe marrëveshja për të s'mund të bëhet me dekret".