Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partitë tjera opozitare kanë vendosur që ta rikthjenë anëtarin e tyre, Ilir Deda, në komisionin verifikues te votave për zgjedhjen e presidentit.
Deda ishte pjesë e procesit në raundin e parë, raund ky kur kandidati për president Hashim Thaçi, morri vetëm 50 vota.
Vendimi për tërheqjen e deputetit Deda u morr nga subjektet opozitare, gjithashtu për rikthimin e tij u vendos pasi ata dyshuan për manipulim votash.