Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine, që transmetohet në Klan Kosova, zhvillimet e fundit politike në vend i ka komentuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.
Deda ka thënë se Qeveria me veprimet e veta e ka thyer Kushtetutën e Kosovës, ndërsa po synon që krye në vete ta çojë agjendën e saj përpara, njofton Klan Kosova.
"Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nuk janë as në përputhje me Ligjin e 19 prillit, sepse duhen 2/3 e votave që të kalojë".
"Këta dëshirojnë imponim, por s’ka më imponim".
"Kufijtë nuk janë në përputhje me kushtetutën e vitit 1974".
"Kryeministri ka përgjegjësi shumë të madhe dhe ai duhet të sillet krahas obligimeve që ka".
"Ai duhet të tregohet i përgjegjshëm".