Lajmet e fundit

Ilir Deda nga Alternativa, pas rezultatetit të KQZ-së, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur Alternativën dhe koalicionin LDK-AKR-Alternativa, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në Facebook, Deda siguroi qytetarët se në asnjë mënyrë nuk do ta përkrahin PAN-in.
"Të dashur miq, të dashur qytetarë,
Ju faleminderit të gjithë juve që dje e përkrahët Alternativën dhe koalicionin tonë LDK-AKR-Alternativa. Mirënjohje e veçantë për të gjithë aktivistët dhe përkrahësit tonë që palodhshëm u angazhuan për shpresë.
Populli e tha fjalën e vet, tash këtë duhet t'a bëj politika. Ju siguroj se koalicini jonë do të qëndrojë bashkë, dhe se as si bllok e as si subjekte ndaras nuk do t'a përkrahim PAN-in.
Të jeni të sigurtë që në një asnjë menyrë nuk do t'ju dëshprojmë, dhe mbi votën tuaj nuk do të bie terri".