Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Ilazi ka thënë se të gjitha institucionet e vendit e po ashtu edhe qytetarët e shoqëria civile, duhet të punojnë dhe të përkushtohen për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, që Kosova ka lidhur me Bashkimin Europian.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një tryezë diskutimi me temën “Mundësitë dhe sfidat në bashkëpunimin midis qytetarëve, qeverisë dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian”, të organizuar në Ferizaj, njofton MIE, transmeton Klan Kosova.
“MSA-ja është një marrëveshje historike për të ardhmen e Kosovës ndaj së cilës duhet të zotohemi dhe të koordinohemi të gjithë së bashku, përfshirë këtu komunat, shoqërinë civile dhe qytetarët në mënyrë që të zbatohet brenda afateve duke përshpejtuar rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.