Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, përmes një statusi në Facebook u ka uruar qytetarëve tetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ky është postimi i plot i Ilazit:
“Shpallja e pavaresisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë dhe me plotë sakrifica për Liri dhe për Republikë. Puna vazhdon për të fuqizuar demokracinë dhe ekonominë si dhe për të anëtarësuar vendin tonë në familjen Evropiane, që do të garantoj shtetesinë dhe lirinë tonë.
Lutem që sot të festojmë si çdo herë me dijnitet dhe krenari festën më të madhe të shtetit tonë!”, ka shkruar Ilazi në Facebook.