Lajmet e fundit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Ilaz Kodra në 21 vjetorin e rënies.
"Ilaz Kodra është shembulli i luftëtarit shqiptar, tek i cili gjen heshtjen e burrave të mëdhenj e të dijshëm, trimërinë e atyre që nuk i ka provuar askush, që nuk ka mundur t’i lëkund".
"Krenar me veprën e komandantit Ilaz Kodra. Krenar me 29 bashkëluftëtarë e tij që ranë këtë ditë. Krenar me gjithë ata breza luftëtarësh që nderuan Drenicën, që nderuan Kosovën, që nderuan kombin. Lavdi!'', shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.