Lajmet e fundit

Sipas hulumtimit nga Dundee University, një komponim të ri i medikamenteve do të mund të trajtonte malarien.
Me këtë zbulim, sipas hulumtuesve do të kenë mundësi që të parandalohet përhapja e kësaj sëmundje.
Detajet e hulumtimit, studiuesit i kanë publikuar në gazetën Nature, transmeton Klan Kosova.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka raportuar se vetëm në vitin 2013, kanë vdekur 200 milionë njerëz nga pickimi i mushkonjës që sjellë malarien.
Por sipas tyre shqetësimet janë në rritje, për shkak të numrit të të prekurve nga malaria në kufirin në mes të Mianmar dhe Indisë.
Drejtuesi i këtij projekti, Dr Kevin Read, është shprehur që medikamentet kundër kësaj sëmundje janë “urgjentisht të nevojshme”.
“Kombinimi që ne kemi provuar, tregon se këto barna punojë në mënyrë shumë më efikase se të gjitha barnat e tjera anti-malarie”, është shprehur Read.