Lajmet e fundit

Ilaçet të cilat përdoren për të trajtuar dëmtimin e eshtrave tek pacientët në moshë të cilët vuajnë nga osteoporoza, realisht mund të dëmtojnë eshtrat më shumë, kjo sipas një hulmitimi të fundit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Shkencëtarët nga Imperial College London kanë ekzaminuar strukturën e eshtrave tek pacientët të cilët ishin trajtuar me bisphosphonates.
Ata kanë gjetur prova që ilaçet janë të lidhura me disa çarje mikroskopike, të cilat i kanë bërë eshtrat më te ndjeshëm dhe më të prirur për t’u thyer.
Osteoporoza prek rreth tre milion njerëz vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.