Lajmet e fundit

Shkencëtaret kanë zhvilluar një mënyrë për të gjetur formën e rrezikshme të përhapjes së malaries, e cila nuk mund të trajtohet me terapinë aktuale.
Mjeket në Kamboxhia kanë raportuar një dështim total të ilaçeve kryesore për trajtimin e malaries, artemisinin dhe piperaquine, gjate këtij viti.
Zbulimi i shënuesve të rezistencës, do t’ju mundësoj shkencëtarëve në zbulime të reja.
Ekspertët kanë deklaruar që studimi është një hap shumë i madh përpara.
Rezistenca ndaj artemisinin është e ditur që katër vite, ndërsa rezistenca ndaj piperaquine së fundmi nënkupton që tretmani kryesor për malarien po dështon.
Grupe të ndryshme kanë studiuar AND-në e qindra personave të infektuar me këtë sëmundje, që te kuptojnë mosfunksionimin e piperaquine.
Rezistenca ndaj këtyre ilaçeve do të jetë fatkeqësi e madhe në Afrikë, ku edhe janë 88% të rasteve me këtë sëmundje.