Lajmet e fundit

Qendrat për kontrollin e sëmundjeve në SHBA, kanë deklaruar se pacientët me HIV nuk mund të transmetojnë virusin tek partnerët seksual nëse ata i kanë dhënë fund infeksionit të tyre me ilaçe.
Deri tani agjencia ka refuzuar të thotë me siguri të plotë se njerëzit që marrin rregullisht ilaçet ndaj HIV, nuk janë një rrezik për shoqërinë, transmeton Klan Kosova.
Por për vite me radhë aktivistët dhe kërkuesit kanë bërë fushatë për të ndryshuar, pasi që çdo studim klinik dhe studim i kohortës i kryer ndonjëherë tregon se ata që kanë një virus "të padeklarueshëm" kanë një rrezik zero për qind të transmetimit.
Ky veprim, i njoftuar në një letër javën e kaluar për të shënuar Ditën e Ndërgjegjësimit të HIV/AIDS-it, është përshëndetur si një 'zbulim i madh kundër stigmës dhe parandalimit të HIV' nga komuniteti i personave me HIV.
Kjo do të thotë që Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u janë bashkuar dhjetëra agjencive të shëndetit publik dhe më shumë se 400 organizatave nga pothuajse 60 vende duke pohuar se njerëzit që marrin medikamente nuk janë të rrezikshme për partnerët seksualë, transmeton Klan Kosova.