Lajmet e fundit

Një ilaç i ri i cili shkatërron pllakat e proteinave të cilat krijohen në trurin e pacientëve me sëmundje të Alzheimer, është duke treguar rezultate premtuese, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ekspertë janë në dyshim pasi që ky ilaç, Aducanumab, është ende në fazat e para të zhvillimit.
Megjithatë një studim ka treguar që është i sigurt si dhe zvogëlon humbjen e memories.
Studime më të mëdha janë duke u zhvilluar tani në mënyrë që ky ilaç të jetë i vlerësuar plotësisht.
Ndërtimi i amiloid në tru ka qenë objektiv për tretman tashmë për disa vite.