Lajmet e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme për koronavirus janë duke u testuar rreth 400 mostra.
Mostrat janë të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren, njofton Klan Kosova.
Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.
Ditën e djeshme ndërkaq, janë testuar 424 mostra prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë, ndërsa me vdekje kanë përfunduar gjashtë pacientë.