Lajmet e fundit

Situata epidemiologjike e qetë ka bërë që edhe puna të pakësohet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sa i përket kryerjes së testeve për koronavirus.
Mirëpo, në valën e Omikronit për teknikun e IKShPK-së, Robert Ramadani, situata ishte ndryshe.
Ramadani thotë se diku rreth 200 mostra për testim i ka marrë përgjatë një ndërrimi të punës, njofton Klan Kosova.
Mikrobiologia Zana Kaçaniku thotë se ra pandemia dhe qytetarët e kuptuan misionin e IKShPK-së si institucion.
Derisa, sot shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë, mantelbardhët e këtushëm tregojnë se gjatë pandemisë, jetë për ta u bë ky vend.
Ky institucion ia pa hairin edhe më shumë pandemisë, duke përfituar donacione dhe duke shtuar numrin e pajisjeve laboratorike.