Lajmet e fundit

Nata e mbrëmshme ishte e acart sikurse gjithë netët e kësaj jave.
Sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometerologjik I Kosovës temepraturat në natën e mbrëmshme dhe mëngjesin e sotëm kanë arritur minus 19 gradë Celsius.
Mirëpo Aliu tregoi një lajm të mirë.
Sipas tij nata e mbrëmshme ishte e fundit me temperature kaq të ulët.
Ai tregoi se që nga sonte temperaturat minimale do të fillojnë të ngrihen dhe java tjetër do të jetë më e ngrohtë.