Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i ka bërë publike të dhënat rreth sasisë së reshjeve të shiut që ra një ditë më parë në kosovë.
Sipas IHMK, sasia e reshjeve nëpër disa pika të matura sot në orën 7:00 ishte:Prishtinë 39 mm (39litra për metër katror)Ferizaj 10mm (10 litra për metër katror),Kamenicë 65 mm (65 litra për metër katror),Pejë 3 mm (3 litra për metër katror),Mitrovicë 54 mm (54 litër për metër katror),Prizren 25 mm (25litër për metër katror)
IHMK bën të ditur më tej se breshër pati në Prishtinë, Kamenicë dhe disa lokalitete të tjera, transmeton Klan Kosova.