Lajmet e fundit

Iggy Azalea po i qartëson ujërat e thashethemeve njëherë e përgjithmonë!
Reperja australiane ka folur në emisionin "The Ellen DeGeneres Show" për lidhjen me yllin e NBA, Nick Young, dhe për transformimin e saj pas operacioneve plastike.
Pasi e shtynë martesën e tyre, një video është publikuar në internet, e cila e shfaq lojtarin e Lakers duke e pranuar se e kishte tradhtuar këngëtaren e hitit “Fancy”.
Sidoqoftë, kur u pyet në lidhje me këtë polemikë, Iggy tha se ata janë ende bashkë.
“Ka gjithmonë dramë, por jemi në rregull, meqë është vetëm në internet dhe jo në shtëpi”, është shprehur reperja.
Përveç kësaj ajo foli edhe për reagimet në lidhje me operacionet e saj plastike.
“Kam bërë ndërhyrje në hundë dhe në gjoks. Më parë nuk kisha gjoks fare, kisha vetëm thithka", transmeton Klan Kosova.