Lajmet e fundit

Iggy Azalea kohëve të fundit ka qenë e zënë duke planifikuar martesën e saj me të fejuarin e saj Nick Young pasi që çifti ishin fejuar verën e kaluar.
Ajo kohëve të fundit ka pranuar se është duke punuar në dizajnimin e fustanit të saj të nusërisë bashkë me dizenjatorin Giorgio Armani.
Por duket se fansat duhet të presin edhe pak për të parë këngëtaren e tyre të preferuar si nuse pasi ajo dhe i fejuari I saj e kanë shtyrë dasmën e saj për vitin tjetër, transmeton Klan Kosova.
“Jam duke planifikuar dasmën time. Aktualisht e kam shtyrë atë pasi kam për të realizuar një turne andaj edhe planet e dasmës sime kanë ndryshuar” ka thënë ajo gjatë një interviste.
“Duhej të ndodhte këtë fundvit por tani më duhet të punoj. Me siguri se na duhet të presim deri vitin tjetër…nuk është ndjenjë shumë e mirë por është në rregull: ka vazhduar ajo.
Çifti kishe rezervuar edhe vendin për muajin e tyre të mjaltit që si duket edhe këtë duhet ta anulojnë ose shtyjnë deri në një datë tjetër.