Lajmet e fundit

Iggy Azalea ka zbuluar se ajo dhe i fejuari i saj Nick e kanë shtyrë martesën deri në vitin e ardhshëm, transmeton Klan Kosova.
Gjatë një interviste për një emision radiofonik, 25 vjeçarja shpjegoi se për shkak të turneve, ajo dhe Nick nuk do të martohen deri në vitin e ardhashëm.
“Unë jam duke e planifikuar dasmën time, por ne në të vërtetë e kemi shtyrë martesën sepse mua më duhet të udhëtojë, e planet e dasmës kanë ndryshuar paksa”.
Ajo shtoi se Nick ka qenë jashtëzakonisht mbështetës.