Tenistja numër një në botë, Iga Swiatek do të përballet me Maria Sakkari në finalen e femrave në Indian Wells.
Swiatek kaloi në finale pas një paraqitjeje thuajse të përsosur duke e mposhtur tenisten ukrainase, Marta Kostyuk, me rezultat në sete 6-2 6-1.
Sakkari e pati rrugën më të vështirë, pasi iu desh të kapërcejë luftën kundër Coco Gauff për të rezervuar një vend më vendimtar me një fitore 6-4 6-7 (5) 6-2 në një betejë të gjatë, të ndërprerë nga shiu, transmeton Klankosova.tv.
Finalja midis Swiatek dhe Sakkari do të jetë një përsëritje e përballjes së vitit 2022, kur tenistja numër një aktual i botës ngriti për herë të parë trofeun Indian Wells.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.