Lajmet e fundit

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se me ardhjen në krye të ekzekutivit Kadri Veseli do të marrë në udhëheqje dialogun Kosovë - Serbi, duke ia marrë kështu nga duart këtë proces udhëheqësit aktual presidentit Hashim Thaçi.
Në një intervistë për gazetën "Zëri" ajo tha se PDK-ja nuk pajtohet me idenë e Thaçit për ndryshim territoresh. Sipas saj, qëndrimi i Veselit është që të mos preket asnjë milimetër e territorit të Kosovës.
Ndërkaq e pyetur se a mban përgjegjësi PDK-ja për korrupsionin në nivel të lartë në Kosovë, Idrizi nuk ka mohuar se edhe PDK-ja ka përgjegjësi, duke thënë se “Kush punon, gabon”.
Ndërkohë, Idrizi ka komentuar edhe deklaratat e partive politike, të cilat tashmë i kanë vënë vijë të kuqe PDK-së. Ajo tha se këto vija pas 6 tetorit do të fshihen si me gomë.