Lajmet e fundit
"Po më vjen mirë që Xhafer Tahiri po merr pjesë të planit tim. Ai po thotë që do t'i punësojë treqind të rinj, premtim i cili ditë më parë i doli praktikë profesionale, edhe sepse planifikon t'i paguajë 100 euro në muaj"

Ferit Idrizi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, ka thënë se kundërkandidati i tij nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka kopjuar pjesë të planit të tij për qeverisjen e qytetit.
"Po më vjen mirë që Xhafer Tahiri po merr pjesë të planit tim. Mos kopjo(i drejtohet Tahirit).Ai po thotë që do t'i punësojë treqind të rinj, premtim i cili ditë më parë i doli praktikë profesionale, edhe sepse planifikon t'i paguajë 100 euro në muaj. Te pjesa e profesionalizmit të administratës nuk kam shumë të them, sepse administrata e Vushtrrisë është renditur në pesë komunat ku ajo funksionon më mirë".