Lajmet e fundit

Ata janë fejuar gjatë xhirimeve të filmit të tij më të fundit “Yardia” në Rino kinema, në shkurt.
Idris Elba, dhe e fejuara e tij Sabrina Dhowre po shijojnë kohën e tyre së bashku, duke qenë tejet të lumtur.
Përplot buzëqeshje çifti janë parë edhe në lansimin e Qendrës se Televizionit BBV, në Londër, të mërkurën në mbrëmje.
Idris kishte një dukje të thjeshtë me bluzë dhe pantallona ngjyrë blu të erret të cilat kombinoi me një palë atlete Adidas.
Ndërsa Sabrina ishte veshur në pantallona dhe këmishë të zeze, të cilat i kishte kombinuar me një mantel të bardhë.
Fejesa e Elba dhe Dhowre erdhi si një befasi për të gjithë, pasi vetëm gjashtë muaj më parë Idris kishte thënë se nuk do të martohej më.

