13.11.2016 · përditësuar para 3548 dite1 min lexim
Këshilli Prokurorial i Kosovës po akuzohet që brenda vetës ka anëtarë me mandat të përfunduar që nga 15 shkurti i këtij viti, njofton Klan Kosova.
Këtë konstatim e ka nxjerr Instituti i Kosovës për Drejtësi gjatë monitorimit të punës së Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor.
Ndërsa Diana Berisha thotë që nuk lejohet as vazhdimi e as zgjedhja me një mandat shtesë, ani se KPK-ja në bazë të propozimit të Prokurorisë së Apelit në dhjetor të vitit të kaluar ka vendos që të njëjtit anëtarë t’i vazhdohet mandati.
Sipas këtij instituti parregullsi ka pasur edhe në miratimin e një rregulloreje për rekrutimin, provimin e emërimin e gjykatësve nga Këshilli Gjyqësor, meqë janë bërë disa herë ndryshime në të.
Kronikë nga Enis Reçica.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.