Lajmet e fundit

18 vjeçari, autori i sulmit të djeshëm në Mynih, është identifikuar si Ali Sonboly.
Adoleshenti gjermano-iranian, i cili ishte ankuar që ishte ngacmuar për vite me radhë, ka sulmuar me armë persona të pafajshëm, duke përfshirë edhe fëmijë, me ç’rast kanë vdekur nëntë prej tyre, përderisa rreth 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në fund, Ali Sonoboly, vrau dhe veten.
Udhëheqësi i policisë së Mynihut, Hubertus Andrae, ka konfirmuar që sulmuesi kishte nënshtetësi të dyfishtë, gjermane dhe iraniane, dhe se kishte jetuar në Gjermani për të paktën dy vitet e fundit.
Babai i tij ishte shofer taksie, përderisa fqinjët e kanë përshkruar Ali-në si person të qetë.