Lajmet e fundit

Zyrtarët belg e kanë identifikuar sulmuesin e dytë të sulmeve të së martës në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit.
Personi është identifikuar si Najim Laachraoui ADN-ja e të cilit ishte gjetur edhe në vendin e sulmeve të nëntorit në Paris, transmeton Klan Kosova.
Ky lajm erdhi pas arrestimit të tre personave që kishin lidhje me sulmet e Brukselit.
Prokororët kanë thënë se arrestimet janë të lidhura me një bastisje në Paris.
Arrestimet e tjera janë bërë në Belgjikë, Gjermani dhe Francë.