Një rreshter i ushtrisë është në paraburgim pasi dyshohet se përdori pistoletën e tij personale për të qëlluar pesë ushtarë të tjerë këtë mëngjes në bazën ushtarake Fort Stewart në Georgia, sipas zyrtarëve të bazës.
Gjenerali i Brigadës John Lubas, gjenerali komandues i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë, e identifikoi të dyshuarin si Quornelius Radford.
"Ende nuk jemi të sigurt për motivin", tha ai në një konferencë për shtyp, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.