Lajmet e fundit

Javën që shkoi në gjimnazin “Shaban Hashani” në Ferizaj, shtatë nxënës kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit, nga hedhja e një spreji në ambientet e kësaj shkolle, njofton Klan Kosova.
Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara kanë identifikuar dy meshkuj të cilët dyshohet se i kanë shitur sprejin personit që dyshohet të këtë hedhur atë në klasë.
Në tërësi 14 viktima, respektivisht nxënës, kishin pësuar lëndime, thuhet ne raportin e policisë.
Të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar.