Lajmet e fundit

Policia në Klinë ka arritur të zbardh edhe tetë vepra penale të ‘Vjedhjes së rëndë’ në këtë komunë ku cak i këtyre veprave ishin shtëpitë e mërgimtarëve.
Policia njofton se me këtë rast janë identifikuar dy të dyshuarit e mundshëm, njëri nga të dyshuarit, shtetasi P.U. (1995) është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër i njohur për policinë, është në kërkim policor për ta arrestuar.
"Si provë materiale hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar disa gjësende që ishin shitur në rajonin e Mitrovicës nga të dyshuarit, e që mendohet të ishin përfituar me anë të kryerjes së veprës penale të vjedhjes së rendë" bën të ditur policia..
Poashtu raportohet se Prokurorisë Themelore- Departamenti për krime të përgjithshme – Pejë është dorëzuar Kallëzim Penal kundër dy te dyshuarve, transmeton Klan Kosova.