15.12.2018 · përditësuar para 2768 dite1 min lexim
Ndonjëherë ne mund të jemi shumë të lodhur për të fshirë pluhurin nga tavolina. Por një shtëpi e pastër është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tonë, përcjellë Klan Kosova.
Sipas një studimi, ne shpenzojmë rreth 87% të kohës sonë në ambiente të mbyllura. Pra, nëse nuk gjejmë kohë për t'i bërë shtëpitë tona të pastërta, kjo ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin tonë.
Për të pastruar më lehtë dhe më shpejtë ka disa metoda të ndryshme.
Nëse pllakat e juaja në banje janë të ndotura atëherë ekziston një mënyrë që ta pastroni, merrni uthull dhe sodë të bukës vendoseni në pllakat e banjës dhe lëreni të qëndrojë për gjysmë ore atëherë të gjitha bakteret do të largohen.
Ndoshta dysheku i shtratit tuaj është i mbuluar nga njollat e verdha, atëherë për të larguar ato duhet të përdorni detergjent pluhur dhe ujë të nxehtë duke i vendosur në të, do i largoni ato njolla.
Shumë shpesh nuk mundeni të hekurosni rrobat e juaja pasi njollat e hekurit ua pamundësojnë këtë gjë, e për t’i larguar ato duheni të përdorni ujë të nxehtë, sodë të bukës dhe ulluth, këto produkte duhet t’i bëni bashkë dhe të pastroni hekurin tuaj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.