Shumë njerëz mendojnë se shtëpia e ëndrrave të tyre kushton jashtëzakonisht shumë, por kjo në fakt nuk është e vërtetë.
Madje, të gjithë mund të jenë dizajnerë shumë të mirë të enterierit të shtëpisë së tyre dhe të krijojnë gjëra shumë të bukura dhe unike me duart e tyre.
Nëse dilni për një shëtitje në park ose diku në mal, merrni ndonjë degë druri dhe krijoni një llambë krejt të pazakontë dhe shumë të veçantë.
Më poshtë po ju sjellim disa ide të ngjashme që do t’iu inspirojnë ta bëni shtëpinë tuaj UNIKE.
Madje, më e mira është se të gjitha këto ide që i gjeni në këtë shkrim mund t’i krijoni vetë, me pak para dhe për shumë pak kohë.
Ju duhen pak gjëra, shumë kreativitet dhe pak kohë. Punë të mbarë!
Dekorime të thjeshta dhe me stil
Llambë ose kurorë që mund të krijohet nga druri dhe poçat elektrikë
Krijoni një varëse rrobash duke përdorur ngjitës dhe dërrasë druri
Për të krijuar ulëse dhe tavolinë të tillë, mund të përdorni arka prej druri
Mund të krijoni dizajne të pazakonta me ndihmën e gjetheve
Me ndihmën e ngjitësit të bardhë dhe llakut akrilik mund t'i transferoni fotografitë në dru
Një kinema në shtëpi mund ta krijoni nga paletat e drurit
Ngjyrat e akrilikut mund ta kthejnë një dollap në diçka shumë unike
Një vend i këndshëm ku mund ta shijoni leximin e librave
Ngjyra të mrekullueshme
Një ide se si t'i transformoni dollapët tuaj
Një ide tjetër se si t'i përdorni kutitë prej druri
Ide për ata që i pëlqejnë dizajnet me ngjyra uji
Një kornizë e vjetër + drunj = kryevepër
Minimalizëm për ata që e duan verën