Lajmet e fundit

Galatasaray është duke mbyllur marrëveshjen me Paris Saint Germain për transferimin e Mauro Icardi, shkruan mediumi francez L'Equipe.
Tashmë ka mbetur vetëm edhe nënshkrimi i dokumenteve, ndërsa çmimi i kësaj lëvizje të argjentinasit është 10 milionë euro.
30 vjeçari ishte huazuar nga francezët tek turqit në janar të këtij viti dhe në 26 ndeshje në të gjitha garat, ka regjistruar 23 gola dhe 8 asistime.