Lajmet e fundit

Analisti politik Ilir Ibrahimi, ka komentuar zhvillimin e Konventës së 10-të të Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të zgjedhet kryetari i ri i këtij subjekti politik.
Ibrahimi tha në Klan Kosova se PDK po dëshiron të tregojë unitetin politik duke vendosur vetëm një kandidat për këtë post.
"Besoj që kjo Konventë është thirrur për konfirmuar lidershipin e ri të partisë. Ky lidership i ri ka mundur të jetë një garë mes dy, tre, katër, kandidatëve. Por, si unë e shoh nga jashtë PDK po dëshiron ta mbajë më shumë unitetin e partiak sesa të tregojë një shpirt demokratik. Është vendosur sipas asaj të shkohet me një kandidat dhe ai ta marrë mbështetjen e plotë të partisë. Z. Krasniqi do ta shpalos vizionin e tij".
Partia Demokratike po e mban Konventën partiake pa praninë e dy ish-kryetarëve të saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime të luftës.
Kandidat i vetëm për të parin e PDK-së është Memli Krasniqi.