Lajmet e fundit

Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi në një letër të hapur drejtuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit e ka pyetur atë se "Kush po rren"
Ky reagim i tij erdhi pas publikimit të një audio-inçizimi i cili u realizua në kohën kur banorë të larguar nga banesat e uzurpuara në "Dardani" kishin shkuar tek shtëpia e Shpend Ahmetit për të kërkuar sqarime rreth kësaj çështjeje e në të cilën dëgjohet i pari i kryeqytetit duke thënë“Hamdi Ibrahimi po ju rren”, transmeton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë letrën e plotë të Ibrahimit:
Letër e hapur Kryetarit të Komunës së Prishtinës , z. Shpend Ahmetit.
Nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi
“Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”
Z.Ahmeti,
Vetëm publikimin e një informacioni në ndonjërën prej mediave ,me gjithë respektin për media- nuk është e mjaftuar që të konsiderohet si e mirëqenë-përkatësisht si e vërtetë.Ju deri tani nuk i keni demantuar këto shkrime.
Prandaj ,ju drejtohem publikisht që të sqaroni a janë këto deklarata të juaja?
Në media thuhet se ka incizim të fjalëve të juaja.
Besoi se e kuptoni mirë arsyen përse e kërkoi këtë sqarim.
Nëse keni deklaruar kështu sikurse po prezantohet në media,publikisht kërkoi që opinionit ti sqaroni se cilat janë këto rrena të Hamdi Ibrahimit? A e ke dëgjuar ndonjëherë Hamdi Ibrahimin të ketë përmend emrin e Shpend Ahmetit në lidhje me këto banesa? A e ke dëgjuar Hamdi Ibrahimin të ketë bartë përgjegjësinë te ndonjë institucion për shkak të lirimit të këtyre banesave? A nuk ke lexuar dje se Hamdi Ibrahimi në takim me qytetarë ka dhënë sqarime të duhura korrekte dhe profesionale lidhur me veprimin e gjykatëse? A nuk ke lexuar dje se kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka njoftuar qytetarët se vetëm kreditori mund të kërkoi ndalimin e procedurës së ekzekutimit-dhe kreditor është Ndërmarrja Publike Banesore?
Kush po rren z.Ahmeti?