Lajmet e fundit

Gazetari Ibrahim Rexhepi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes.
I ndjeri, që ndërroi jetë të hënë në moshën 64 vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, u varros me ceremoni fetare.
Për t'i dhënë atij lamtumirën e fundit, aty erdhën shumë miq, bashkëpunëtorë e kolegë të tij.
Ibrahim Rexhepi, pati një karrierë të gjatë në gazetari, kryesisht në sektorin e ekonomisë, duke punuar në gazetat Rilindja, Kosova Sot, Koha Ditore, Lajm, Express, Revista Ekonomia e mediume të tjera.