14.11.2016 · përditësuar para 3547 dite1 min lexim
Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës dhe profesori universitar, Ibrahim Gashi, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Lajmin për anëtarësim në PDK, Gashi e ka bërë në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e partisë, Kadri Veseli.
Gashi ka thënë se ndjenë që ka përbashkime me programin e PDK-së ndaj edhe ka zgjedhur që kontributin e tij ta japë nga kjo parti politike.
Ai nuk e ka sefte në politikë, Gashi ishte edhe në Aleancës Kosova e Re, madje kishte mbajtur edhe postin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.
Ndërsa kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kërkoi nga intelektualët në Kosovë që të bëhen pjesë aktive e proceseve politike, njëjtë siç po bën Gashi.
Por, sipas Veselit, PDK do të jetë partia që do të gjejnë hapësirën më të madhe për veprim politik.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.