Zlatan Ibrahimovic beson se mesfushori serb i dëshmuar në Premier Ligë është lojtari më i rëndësishëm që ka sjellur Manchester United këtë verë dhe jo dikush tjetër.
Madje Ibra beson se klubi më shumë do të përfitojë nga Matic sesa nga Romelu Lukaku.
Por, suedezi, që nënshkroi kontratë të re një vjeçare me United, thotë se megjithatë të dy blerjet janë një sukses i madh për klubin.
I pyetur në një intervistë në ESPN se cila është blerja kryesore e United Ibra tha; “Besoj se Matic, ai i sjellë ekipit një stabilitet që nuk e kishte vitin e kaluar”.
“Mendoj se edhe Lukaku është një ardhje kualitative, një shtim i forcës fizike të klubit, por ardhja e rëndësishme është Matic”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.